
Vangjel Dule zhvilloi nje takim elektoral ne ne Tepelene, ku i ftoi te pranishmit qe me 28 qershor te vendosin per fatin e tyre dhe dhe te vendit nepermjet ushtrimit te se drejtes te votes.
“Zgjedhjet jane momenti me kulmor, jane guri i themelit te nje sistemi demokratik. Ne vendosim. Jashte votes nuk ka zgjidhje. Vetem permes votes mund te realizojme ato qe kerkojme”, ka deklaruar Dule.
Nderkohe, kryetari i PDS, Paskal Milo zhvilloi nje takim me anetare dhe simpatizante ne qytetin e Lushnjes. “Shqiptaret e dine se nuk mund t’u imponohet nga askush se ku duhet ta hedhin voten dhe PDS eshte nje parti qe respektohet nga qytetaret”, eshte shprehur Milo.
Ndersa lideri i grupimit G99, Erjon Veliaj ishte ne qytetin e Krujes ne nje takim me te rinj te ketij qyteti. Ai foli per rendesine qe ka angazhimi i te rinjve ne politike, si dhe vota e tyre.
“Jemi gati ta fitojme kete gare. Shqiperia po bucet nga ushtria e te rinjve te saj, qe jane gati te ndryshojne Shqiperine. Sikur ne te kuptonim se cfare force kemi ne dore, ne mund te bejme mrekulli bashke”, ka deklaruar Veliaj para te rinjve.
Top Channel