Doganat ne pikiate, -42 milione USD

13/06/2009 08:00

Kriza ekonomike, qe Kryeministri vijon te mos e pranoje, po rendon gjithmone e me shume administraten doganore ne mbledhjen e te ardhurave.

Shifrat e fundit flasin per renie te te ardhurave ne masen rreth 42 milione dollare ne raport me planin dhe gati 4 milione dollare me pak se viti 2008. Situata vazhdon te behet edhe me e rende per ekonomine e vendit pas thellimit te deficitit tregtar, kur me realizimet e pakta nga taksat kushtezon buxhetin e shtetit te kryeje investimet e planifikuara.

Statistikat paraqesin nivelin e arketimeve per periudhen janar-prill, me realizim rreth 88 per qind. Nga te dhenat shikohet qarte se muaji prill shenon rritje te lehte ne krahasim me marsin, 8 pike perqindje, por ende poshte realizmit 100 per qind.

Pothuajse te gjitha taksat kryesore kane pesuar renie ne krahasim me vitin e kaluar per te njejten periudhe.

Realizimi

Ne 4-mujorin e pare te vitit 2009 jane mundur te mblidhen ne total rreth 310 milione dollare, afersisht 4 milione dollare me pak se ne vitin 2008.

Ne sasi, doganat paraqesin rritje te volumit te punes, por ne vlere shikohet renie, si pasoje e çmimeve te uleta te lendeve te para. Niveli i arketimeve si 4-mujor ka ardhur duke rene ne dy vitet, ndersa ne 2005-2006 shikohet gati dyfishim.

Sektoret

Doganat e kane marre goditjen me te rende nga mallrat e akcizes, te cilat kane ndikuar me gati 3.5 milione dollare per renien e te ardhurave ne total, krahasuar me vitin 2008. Ne total jane mbledhur nga doganat rreth 55 milione dollare te ardhura nga akciza, ndersa ne vitin 2008 u mblodhen rreth 58 milione dollare.

Nga TVSH-ja jane krijuar rreth 220 milione dollare te ardhura, ndersa ne vitin 2008 u mblodhen 222 milione dollare, gjithnje per periudhen janar-prill 2009. Arketimet nga TVSH-ja ne muajin prill arriten nivelin e shkurtit, kurse me dy muajt e tjere shikon rritje te lehte.

Zhdoganimi

Karburanti vijon te jete produkti me me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, nisur dhe nga forma e taksimit. Ne kater muajt e pare te vitit jane mbledhur rreth 70 milione dollare.

Te dhenat zyrtare nga administrata doganore tregojne se jane zhdoganuar gati 131 mije tone karburante, ose rreth 12 mije me shume se ne vitin 2008. Sa i takon birres, jane zhdoganuar 8.1 milione litra, duke i siguruar buxhetit te shtetit gati 5.3 milione dollare.

Statistikat paraqesin nje rritje te ndjeshme gjate muajit prill, por ne ulje nese e krahasojme me vitin 2008, si 4-mujor. Produkti i kafese shenon rritje te importit, duke pasqyruar te ardhura te konsiderueshme per buxhetin e shtetit me 3.5 milione dollare. Ne total jane zhdoganuar 2 mije tone kafe, afersisht 200 tone me shume, ose 800 mije dollare me teper ne buxhet. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta