
Kryeministri Berisha vizitoi familjaret e te ndjerit Artan Zeka, i cili humbi jeten diten e djeshme si pasoje e nje vepre kriminale.
Ai eshte takuar me familjaret e Artan Zekes. Gjate vizites, kryeministri shprehu ngushellimet dhe tronditjen e tij per humbjen e djalit, prindit dhe njeriut te dashur.
“Te arrije ne kete shkalle intolerance, ai eshte terrorist, jo kriminel. Nje terrorist i mbrojtur”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri u shpreh se kjo eshte forma me e shemtuar e krimit, intolerances dhe urrejtjes totale ne nje proces fisnik.
Ai shtoi se, jemi te lenduar qe te gjithe ne ate qe besojme, ne ate qe perpiqemi. “Pavaresisht se secila force politike ka projektin e vet, por ate e ka per te gjithe shqiptaret. Nuk e ka qe te lumturoje nje pjese dhe te mjeroje nje pjese”, ka pohuar Berisha.
Ai iu drejtua me pas familjareve me fjalet se, “ne do te jemi me ju dhe me keta femije sa te kemi forcen e mundshme. Kemi nje borxh te perjetshem. Ai ra per vlerat mbi te cilat ne perpiqemi te ndertojme Shqiperine, te ndertojme te ardhmen”, vijoi kryeministri Berisha.
Top Channel