
Ne Pogradec, pjese e qarkut te Korces, lideri i demokrateve, Sali Berisha u premtoi qytetareve rritjen e investimeve per te rritur, sic tha ai, mireqenien e shqiptareve ne te gjithe vendin.
Zoti Berisha tha se per fermeret, pervec barazimit te pensioneve te fshatit me qytetin, qeveria e Partise Demokratike do te financoje cdo projekt per rritjen dhe perpunimin e prodhimit te tyre, duke subvencionuar edhe naften ne baze te siperfaqes se mbjelle.
“Per 4 vitet qe vijne kerkoj voten tuaj qe t’ia u japim Shqiperine shqiptareve ne pellembe te dores. Te ndertojme boshtet e rrugeve qe Tepelena dhe Tropoja te zbresin ne Tirane me me pak se gjysmen e kohes qe u duhet tani”, ka deklaruar Berisha.
Kreu i demokrateve i beri thirrje kreut te socialisteve te dalin ne ballafaqim te dy bashke per t’u thene, sic u shpreh ai, te vertetat shqiptareve per keto 4 vite qeverisje.
“Sot Edi Rama po ben nje fushate trillimi dhe mashtrimi. Me duhet t’i them zotit Rama: urdhero, dalim ne shesh po deshe. T’iu themi kryetareve se cilat jane prioritetet e Berishes, shkolla, kanalizime dhe rruge. Nuk them se s’kemi halle, por po i zgjidhim ato”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri u beri thirrje te gjithe votuesve, pavaresisht bindjeve politike, demokrate apo socialiste, te bashkohen me projektin e Partise Demokratike.
“Ju bej thirrje te gjitheve te votoni, te merrni leternjoftimet dhe te votoni 10-en. Pogradeci eshte 10-a dhe ju nuk mund te votoni tjeter”, iu eshte drejtuar Berisha pjesmarresve ne miting.
Top Channel