
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ishte ne qytetin e Maliqit, ku premtoi se ne mandatin e dyte qeverises do te fokusohet te punesimi.
Ndersa tha se brenda vitit 2010, Korca do te jete e para qe do te kete nje infrastrukture 100 per qind te re.
“Punesimi eshte dhe do te mbetet qellimi im me madhor per ju dhe do te jete kryefjala e kater viteve qe vijne. Punesimi i qytetareve te Maliqit dhe te mbare Shqiperise do te bazohet ne qindra e qindra projekte te veprave publike, ne miliarda euro investime dhe ne koncesionet e medha, ne parqe industriale dhe ne biznes”, ka pohuar Berisha.
Me pas kryeministri sulmoi rivalin e tij socialist duke thene se per here te pare nje nje kryetar i nje partie kryesore nuk guxon te vendose emrin e tij ne krye te listes, duke ofenduar dhe lenduar ne menyre te papranueshme, para se gjithash socialistet shqiptare, te cilet jane nje shtylle e pluralizmit ne kete vend.
Berisha me pas ftoi qytetaret e Maliqit qe te votojne Partine Demokratike. “Merrni te gjithe leternjoftimet e reja dhe me ato leternjoftime te gjithe ne barazojme veten me qytetarin. Me 28 qershor votoni 10-en. 10-a eshte me e mira, eshte e verteta, eshte PD”, ka shtuar Berisha.
Top Channel