
Prokuroria e Krimeve te Renda perfundon hetimet ndaj Ferdinand Nanos, Ilia Goxhajt dhe Lorenc Zykollarit, te akuzuar per trafik nderkombetar te lendeve narkotike.
Ata u kapen ne Piken e Kalimit Kufitar Kakavije. Policia ka ushtruar nje kontroll ne autobusin me targe TR7454L te linjes Tirane-Athine. Gjate kontrollit te ushtruar dhe pikerisht ne pjesen e siperme te tavanit te autobusit, ne kasen e kondicionerit te tij, u gjeten 55 pako te mbeshtjella me ngjites natriban ngjyre kafe, e dyshuar si lende narkotike e llojit marijuane.
Ne vendngjarje ndodheshin dy drejtuesit e autobusit, shtetasit Ferdinand Nano dhe Ilia Goxhaj, si dhe tre pasagjere qe udhetonin me kete linje autobusi ne drejtim te Athines. Pas pyetjes se tre pasagjereve dhe pas verifikimeve te kryera, rezultoi se keta shtetas nuk kishin dijeni ne lidhje me fshehjen e lendes narkotike ne pjesen e siperme te autobusit. Sipas dosjes se prokurorise, ne oren 05:30 te dates 9 mars 2009 u arrestuan ne flagrance dy drejtuesit e autobusit, shtetasit Ferdinand Nano dhe Ilia Goxhaj.
Goxhaj, nga verifikimet e para, rezulton te jete dhe bashkepronar i agjencise se udhetimeve per te cilen kryente rruge edhe autobusi ku ishte fshehur lenda narkotike. Nderkohe, nga gjurmet e marra ne pakot me lende narkotike ka rezultuar se gjashte prej ketyre gjurmeve te fiksuara ne to jane lene nga shtetasi Lorenc Agim Zykollari.
Sipas akuzes, Zykollari thjesht ka ndihmuar ne paketimin e kesaj lende narkotike, duke mos pasur asnje dijeni mbi trafikimin apo jo te saj. Ai dyshohet se e ka paketuar kete lende narkotike per llogari te personave te tjere ende te paidentifikuar. Tre te pandehurit, sipas prokurorise, e kane kryer vepren penale ne bashkepunim dhe me persona te tjere.
Ne keto rrethana te reja, te krijuara pas marrjes se konkluzioneve nga aktet e ekspertimeve daktiloskopike, eshte e nevojshme qe te kryhen dhe veprime te tjera hetimore, te cilat kane te bejne me identifikimin e bashkepunetoreve te tjere te te pandehurve Ferdinand Nano dhe Ilia Goxhaj ne kryerjen e ketij trafiku te lendeve narkotike.
Top Channel