
Ne emisionin “Top Story”, kandidati i partise Ligj dhe Drejtesi per Qarkun e Lezhes, Prec Zogaj ka sqaruar arsyet e largimit nga listat dhe strukturat e Partise Demokratike, siglen e se ciles e perfaqesoi ne mandatin e fundit parlamentar.
“Nje ore e gjysme para afatit te regjistrimit te listes, emri im ishte vendosur i shtati ne Qarkun e Shkodres dhe m’u desh te merrja nje vendim qe e mora me gjakftohtesi ne te cilin reflektohen arsyet e qendrimit tim ne politike. Mendoj se dinjiteti qendron mbi te gjitha ne demokraci. Vendimi per mua u mor pa asnje konsultim ne asnje strukture te partise dhe u ndikua nga kundershtare dhe grupe qe i kam goditur gjate mandatit tim”, u shpreh Zogaj.
Ne vijim, ai vuri ne dukje se nje fenomen i tille tregon se politikanet e vertete jane te pambrojtur nga veprime te tilla perjashtuese. “Duhet te ruhen politikanet, pavaresisht se ata mund te perfshihen ne rivalitet dhe kontradikta. U duk sikur edhe une dola i tepert si politikan. Jam nje person qe rezistoj dhe per te mbrojtur figuren e politikanit shkova drejt nje vendimi per te ruajtur vepren dhe karrieren time. Une jam nje deputet shume i lidhur me Lezhen dhe kam kenqesine kur degjoj kur thuhet per mua qe jam deputet i Lezhes per te cilen kam nje projekt dhe jam i angazhuar ta coj perpara”, theksoi Zogaj.
Ish deputeti demokrat pohoi gjithashtu se eshte populli i Lezhes ai qe e ka ne dore ta rinovoje ose jo mandatin e tij. “Monopoli i gjykimit eshte me i rende se monopoli i naftes ose i monopoleve te tjera. Kam ruajtur identitetin tim dhe nuk kam qene asnjehere nje deputet uniform, por mendoj se gjithmone ne nje parti politike, vota duhet t’i nenshtrohet shumices. Une jam themelues i PD-se. Une nuk kam hyre ne PD dhe nuk me kane pranuar sepse une jam nje nga themeluesit dhe kete Berisha duhej ta merrte parasysh. Me eshte imponuar kjo zgjidhje per te shkuar me partine e Ngjeles qe e falenderoj per mundesine qe me per te me kandiduar. Kam patur dhe kam aleate kryesore arsyen sepse eshte vlera kryesore ne politike dhe me kete arsye kam qendruar edhe ne PD”, deklaroi Zogaj.
Top Channel