
Perfaqesuesit kryesore te partive te vogla ne Shqiperi kane akuzuar dy partite e medha per lindjen e fenomenit te trafikimit te deputeteve nga njeri kahe ne tjetrin.
“Trafiku i deputeteve eshte nje fenomen i marre nga partite e medha dhe qe po ben nje shembull qe eshte tipik shqiptar. Shume rralle mund te ndodhe qe nje deputet te shkoje tek nje parti tjeter ne Perendim. Duhet te behet rregull qe njerez te tille aventuriere te mos vijne me ne parlament”, eshte shprehur kryetari i Aleances Demokratike, Neritan Ceka.
Ndersa kandidati i Partise Ligj dhe Drejtesi per qarkun e Lezhes, Prec Zogaj ka fajesuar fenomenin e Dushkut per keto levizje.
Sipas tij, deputetet qe nuk jane zgjedhur drejperdrejt nga populli dhe nuk kane ndjere pergjegjesine e votes, kane levizur nga nje parti ne tjetren.
“Jane deputetet e krijuar nga sistemi i Dushkut qe ka cuar ne ekzistencen e trafikimit te deputeteve. Nje deputete qe merr votat ndjen edhe pergjegjesi per keto vota dhe nuk kalon nga nje parti ne tjetren”, tha Zogaj.
Per kreun demokristian, Nard Ndoka ka dy lloje fenomenesh qe mund te jene: levizje politike dhe trafikim deputetesh.
“Levizje politike do te kete dhe kete une i konsideroje shume te rendesishme, ne menyre qe te mos kete deputete qe u imponohet linja e partise, por te jene te lire. Por kur nje deputet tenton te bleje deputet dhe kete e ka bere edhe PD dhe PS, eshte nje fenomen negativ. Pikerisht keto dy parti me ane te joshjeve dhe pazareve kane bere qe te ekzistoje ky fenomen. Ne kete sens do deshiroja qe levizje politike te kete, ndersa trafikim jo”, theksoi Ndoka.
Top Channel