Tenton te vjedhe, perfundon ne spital

12/06/2009 08:30

Tenton te grabise nje hotel, nen efektin e lendeve narkotike, dhe plagos me thike pronarin. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te para te se enjtes, ne nje nga hotelet e Sarandes, ne pronesi te Fatmir Muzhait.

Ka qene ora 03:30 e dites se djeshme, kur Muzhai eshte zgjuar nga gjumi prej disa zhurmave. “Mysafiri i nates” ishte Ylli Gjinika, nje perdorues droge nga fshati Cuke, 4 km larg Sarandes.

Pasi eshte ngjitur ne katin e dyte te hotelit, permes tubacionit te shkarkimit te ujerave, 33-vjecari, i shoqeruar edhe nga nje bashkepunetor, ka hyre qetesisht ne dhomen e gjumit te pronarit te hotelit, qe ndodhet prane disko “Mango”, ne zonen me te frekuentuar te Sarandes.

Fillimisht pranine e njeriut te huaj ne ate dhome te hotelit qe sherben edhe si banese, e ka vene re bashkeshortja e pronarit, e cila ka zgjuar te shoqin. Ky i fundit, kur ka pare hajdutin, e ka sulmuar ate dhe me pas Gjinika ka nxjerre nje thike, me te cilen ka goditur ne kraharor dhe ne doren e djathte 38-vjecarin Muzhai.

Por megjithese i plagosur, pronari i hotelit ka mundur ta sprapse dhe ne keto kushte, vjedhesi, i ndihmuar nga bashkepunetori qe e priste jashte, ka mundur te shpetoje, duke u hedhur nga ballkoni i katit te dyte. Nderkohe, pronari ka lajmeruar policine, e cila ka shkuar menjehere ne vendngjarje.

Muzhai, lindur ne Delvine dhe banues ne Sarande, ka sqaruar per policine se dy persona te panjohur nga ana e tij kane hyre ne banese, ne dhomen e gjumit dhe kane tentuar ta grabisin. Pas informacioneve te grumbulluara ne rruge operative, ka rezultuar se autor i kesaj ngjarjeje ishte shtetasi Ylli Gjinika, ndaj menjehere ka nisur kerkimi i tij.

Gjinika eshte gjetur ne te gdhire pa ndjenja ne breg te detit te Sarandes, vetem 100 metra larg vendit te ngjarjes, ne disa shkembinj. Ai kishte marre plage te ndryshme ne trup, fraktura ne koke, demtime ne mes, gjymtyre te thyer, si pasoje e renies nga me shume se tri metra lartesi. Nderkohe qe pronari i hotelit ka marre trajtimin ne repartin e kirurgjise se spitalit te Sarandes, ku gjendet jashte rrezikut per jeten. 

Top Channel