
Deputeti i Partise per Bashkimin e te Drejtave te Njeriut, Leonard Solis ka sqaruar ne “Top Story” se ndryshimi i aleateve lidhet me vendimin politik te kesaj partie.
“Ne dallim nga shume te tjere ne jemi ndare me nje shtrengim duarsh me PD-ne. Kemi qene korrekte, luajale dhe nuk kemi qene shtojce pasi nuk kemi votuar verberisht. Kemi votuar me bindje per ate qe e shikonim te drejte dhe kemi qene shpesh here ne oponence brenda maxhorances”, u shpreh Solis. Ai shtoi se koalicioni ka funksionuar mire gjate 4 viteve te fundit, por shtoi se kontrata me demokratet perfundoi.
“PDBNJ ka vendosur edhe per shkak te nje ndryshimi te gjithe modelit te zgjedhjeve ne vendin tone. Kodi elektoral i zbatuar pergjysme keshtu sic eshte, paraqet anet me te keqija te ketij modeli. Ne jemi nje parti e qendres qe ka nje lloj konfluence ne programet e te dyja partive. Ne e terheqim PD-ne paksa majtas dhe PS-ne paksa djathtas dhe shume lehte e gjejme vendin. Komoditeti jone ishte qe te rrinim aty ku ishim sepse nuk do kishim mijera shkarkime nga puna, por ne duhet te shikojme ato zona qe i kemi te nxehta si Vlora, Korca, Gjirokastra dhe Tirana ku kemi elektorat me bindje te qendres, lehtesisht te majte dhe vota mund te maksimalizohej me shume duke bere nje koalicion te majte”, thekson Solis.
Ai pohon gjithashtu se, ky eshte nje vendim i studiuar mire nga PBDNJ, pavaresisht pasojave politike qe mund te kete kjo parti. “Gjithcka eshte bere duke mbledhur strukturat nga baza ne qender dhe vendosem ne menyre qe te dalim ne opozite qe ne kete moment. PBDNJ ka pasur gjithmone dy karakteristika; asnjehere kryetarin nuk e ka pasur minister dhe e dyta, gjithmone kemi dale te pavarur ne zgjedhje. Kemi marre ate qe kemi meritruar”, nenvizon Solis.
Top Channel