Rama: Une, kryeminister i te gjitheve

12/06/2009 15:25

Ne turin zgjedhor ne verilindje te vendit, per prezantimin e kandidateve dhe programit qeverises, kryetari i PS, Edi Rama u ndal ne qytetin e Peshkopise.

Ai preku serish ashtu si dhe ne Kukes, premtimin e socialisteve per ndertimin e Rruges se Arbrit, nje aks i rendesishem per zhvillimin e kesaj zone, qe sipas tij deri tani, ka mbetur vetem premtim ne leter ne cdo fushate.

Per here te pare gjate kesaj fushate zgjedhore qe prej dy javesh shefi i socialisteve preku nje ceshtje delikate kur tha se maxhoranca po perdor administraten shteterore ne aktivitetet elektorale, duke akuzuar per kete drejtuesit kryesore te saj.

‘Nje shtet i cili nuk i jep te gjitheve njesoj,pune, uje, drita, siguri, shprese dhe perspektive nuk eshte nje shtet qe mund te vazhdoje te jetoje pas 28 qershorit”, u shpreh Rama.

Zoti Rama u premtoi shqiptareve ne kete fushate zgjedhore, kur kane mbetur edhe pak me shume se dy jave nga mbajtja e zgjedhjeve te pergjithshme se do te jete kryeministri i gjithe shqiptareve, ndryshe nga Sali Berisha qe sipas tij, kerkon te jete kryeministri i oborrit te tij korruptiv familjar.

“Berisha ua kerkon voten e vetme qe ju keni per te vetmen arsye se ka nje biznes per te mbajtur dhe per te vazhduar edhe kater vjet te tjera kete shfaqje te shemtuar”, u shpreh Rama.

Top Channel