PS: Qeveria nuk mbajti premtimet

12/06/2009 20:30

Sipas kandidates socialiste per qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj, premtimet e pambajtura e shtyjne kryeministrin te perdore cdo rast te mundshem per ta shitur si investim te qeverise. 

Ne komunen Karine, zonja Leskaj u ndal konkretisht ne perurimin e punimeve te hidrocentralit te Banjes.

“Ne Parlamentin shqiptar eshte miratuar nje marreveshje per koncesionin e centralit te Banjes. Ne te shkruhet qe punimet do fillojne pas 60 muajsh, qe i bie pas 5 vjetesh. Kryeministri ka vajtur dje dhe ka bere inaugurimin. Une ju ftoj te shkoni te shikoni nese atje ka nje makineri. Por aty s’ka as makineri e asnje kembe njeriu”, ka deklaruar Leskaj.

Kurse kandidatja tjeter socialiste per qarkun e Gjirokastres, Arta Dade, u beri thirrje gjirokastriteve qe te votojne me 28 qershor per politiken e re te partise socialiste.

“Te votojme per politiken e re te vizionit, te se ardhmes, te dhenies se krahut dhe supit njeri-tjetrit per te miren e Shqiperise”, eshte shprehur Dade.

Top Channel