
PS, mbushi 18 vjec, nje pervjetor qe perkoi ne kulmin e fushates per zgjedhjet e 28 qershorit. Ne nje atmosfere ku kishte me shume feste se sa fjale, ne amfiteatrin e liqenit ne kryeqytet kryetari i PS-se, Edi Rama zgjodhi disa mesazhe per t’ia drejtuar socialisteve te rinj dhe te vjeter ne te gjithe vendin.
“Ajo qe eshte gjeja me e rendesishme eshte se PS-ja ka ne ADN-ne e vete aftesine e vettransformimit. Nje aftesi qe eshte karakteristike per partite e medha”, eshte shprehur Rama.
Ne nje feste pa protokoll, ne platene amfiteatrit jane ngjitur personazhe te ndryshme te lidhur me PS-ne, qe ne krijim, por dhe gjate rruges, te cilet e kane dhene kontributin e tyre si ne drite ashtu dhe ne hije.
“Une ju pershendes te gjitheve si me plaku midis te rinjve dhe me i riu nga pleqte”, tha Namik Dokle.
Dhe mes tingujve te kenges se fushates se PS-se, “Cohu” eshte servirur edhe torta e ditelindjes se 18-te te PS-se, e cila ke pershkruar nje rruge te veshtire transformimi gjate ketyre viteve te tranzicionit shqiptar, qe nga dita e themelimit te saj ne vitin 1991 kur iu desh te ndryshonte vetem emrin.
Por sot 18 vite me pas, ajo ndodhet perballe shqiptareve me nje mesazh te forte ate te ndryshimit te Shqiperise, me liderin e saj te ri Edi Rama.
Top Channel