
Kryetari i PDK, Nard Ndoka ka deklaruar se ka qene kryeministri Berisha, ai qe prishi ne menyre te njeanshme kontraten me PDK-ne.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Ndoka ka theksuar se Berisha u tremb nga fuqizimi i PDK-se ne arenen politike.
“Qellimi im nuk ishte diktimi i nje mazhorance, por kthimi i PDK ne qender te politikes. Kjo e frikesoi kryeministrin Berisha, i cili levizjen e PDK e mori si nje levizje kunder tij. PDK u nxorr nga qeveria pa asnje motiv, me nje marreveshje te prishur ne menyre te njeanshme nga Berisha”, ka pohuar Ndoka.
Sipas tij, nga situata e krijuar me nxjerrjen nga koalicioni, PDK krijoi koalicionin e ri Poli i Lirise, i cili sipas Ndokes paraqet nje alternative te mire per shqiptaret.
“Kjo krijoi nje klime tensioni, ku PD synonte asgjesimin e PDK dhe ne krijuam koalicionin Poli i Lirise me LZHK-ne dhe eksponente te tjere te politikes shqiptare, mes te cileve ish-kryeministrin Meksi, qe eshte kryeministri me i suksesshem”, ka theksuar Ndoka.
Gjithesesi, ai ka shtuar me tej se PDK mbetet nje parti e qendres se djathte. “PDK beri levizjen me te mire te mundshme. Ne jemi sot nje alternative e qendres se djathte”, ka shtuar Ndoka.
Top Channel