Mediu: Sot ne NATO, neser ne BE

12/06/2009 20:40

Duke u kerkuar qe te vene nje kryq perbri nr. 16 ne fleten e votimit, qe do te thote vote per Partine Republikane, Fatmir Mediu u shpjegoi krutaneve gjate nje mitingu, se pse eshte e rendesishme qe ata te marrin pjese ne votimet e 28 qershorit.

“Zgjedhjet e 28 qershorit jane nje moment i rendesishem ku secili nga ju voton per femijen, veten, familjen e tij, Krujen dhe kombin shqiptar qe sot eshte ne NATO dhe neser do jete ne BE”, ka deklaruar Mediu.

Aleati tjeter i se djathtes, kryetari i Partise Drejtesi dhe Integrim, qe perfaqeson interesat e popullsise came, eshte i bindur se vota per partine e tij do t’i jape mundesi zgjidhjeje ceshtjes came.

“Te cojme ceshtjen e camerise ne Parlament dhe te marrim zgjidhje”, ka deklaruar Tahir Muhedini.

Ndersa kreu i PAD, Neritan Ceka, ne vijim te turit te tij ne qarkun e Elbasanit u ndal ne token e nje fermeri ne komunen e Polisit.

“Jemi ne komunen e Polisit, te rrethit te Librazhdit, ne parcelen e Bajram Lleshit, qe ka bere 4 dynym me ndihmen e shtetit. Nuk eshte shume, por eshte dicka. Urime dhe suksese”, i ka uruar Ceka fermerit.

Nderkohe, kreu i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahia tha gjate nje takimi me banoret e Shkodres, se kandidatet e PLL-se jane siguria e fitores ne shumicen e qarqeve te vendit.

Top Channel