“Gerdeci”, zgjidhet trupi gjykues

12/06/2009 12:30

Hidhet shorti ne Gjykaten e Tirane per treshen gjykuese te te 29 te pandehurve per tragjedine e Gerdecit.

Trupi gjykues do te drejtohet nga Kreshnik Omari dhe bashkepunetore te tij do te jene Sokol Tona dhe Martin Deda.

Dosja e Gerdecit me 28 mije faqe tashme ndodhet ne Gjykaten e Faktit ne Tirane.

Pas zgjedhjes se trupit gjykyes tani pritet nisja e procesit ne shkalle te pare, ku rezultojne te akuzuar te gjithe personat pa imunitet, qe nga Ylli Pinari, Dritan Minxholli, ushtaraket e Shtabit te Pergjithshem e deri te ata qe, sipas prokurorise kane patur nje rol me teknik ne kete ceshtje.

Me 22 maj Kolegji i Gjykates se Larte vendosi qe te mbaje per gjykim vetem ish-ministrin Fatmir Mediu, ndersa te pandehurit e tjere i kaloi te Gjykata e Tiranes.

Top Channel