
Aleatet e PS kane vijuar edhe sot fushaten e tyre elektorale ne rrethe te ndryshme te vendit.
Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne takimin e tij te radhes ne qytetin e Elbasanit, tha se qeveria e re do te luftoje papunesine, si dhe do te ndermarre reforma te rendesishme.
“Nese ka nje te ardhme per te cilen ia vlen te sakrifikojme, ajo eshte e ardhmja e femijeve tane. Integrimi ne BE eshte synimi yne”, eshte shprehur Dule.
Kreu i PSD-se, Skender Gjinushi ne takimin e tij te radhes ne komunen e Pojanit ne Korce tha se, ne kater vjet shqiptaret kane perjetuar nje qeveri qe vetem Berisha ka qene i kenaqur prej saj.
“Ne 4 vjet vetem qeveria eshte e kenaqur nga qeverisja e saj. Ndersa shqiptaret sot ndihen me te varfer dhe te mashtruar nga qeveria”, ka deklaruar Gjinushi.
Ndersa kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo, gjate turit te tij, zhvilloi takime me anetare dhe simpatizante ne qytetin e Gramshit.
“Te ndalojme shfrytezimin e pasurive shqiptare qe qeveria po i shet tek serbet, tek boshnjaket dhe tek mafiozet”, ka pohuar Milo.
Top Channel