
Kriza ekonomike, qe Kryeministri vijon te mos e pranoje, po rendon gjithmone e me shume administraten doganore ne mbledhjen e te ardhurave.
Shifrat e fundit flasin per renie te te ardhurave ne masen rreth 42 milione dollare ne raport me planin dhe gati 4 milione dollare me pak se viti 2008.
Situata vazhdon te behet edhe me e rende per ekonomine e vendit pas thellimit te deficitit tregtar, kur me realizimet e pakta nga taksat kushtezon buxhetin e shtetit te kryeje investimet e planifikuara. Statistikat paraqesin nivelin e arketimeve per periudhen janar-prill, me realizim rreth 88 per qind. Nga te dhenat shikohet qarte se muaji prill shenon rritje te lehte ne krahasim me marsin, 8 pike perqindje, por ende poshte realizmit 100 per qind.
Pothuajse te gjitha taksat kryesore kane pesuar renie ne krahasim me vitin e kaluar per te njejten periudhe.
Total ne 4-mujorin e pare te vitit 2009 jane mundur te mblidhen rreth 310 milione dollare, afersisht 4 milione dollare me pak se ne vitin 2008. Ne sasi, doganat paraqesin rritje te volumit te punes, por ne vlere shikohet renie, si pasoje e çmimeve te uleta te lendeve te para. Niveli i arketimeve si 4-mujor ka ardhur duke rene ne dy vitet, ndersa ne 2005-2006 shikohet gati dyfishim.
Doganat e kane marre goditjen me te rende nga mallrat e akcizes, te cilat kane ndikuar me gati 3.5 milione dollare per renien e te ardhurave ne total, krahasuar me 2008-en. Ne total jane mbledhur nga doganat rreth 55 milione dollare te ardhura nga akciza, ndersa ne vitin 2008 u mblodhen rreth 58 milione dollare.
Nga TVSH-ja jane krijuar rreth 220 milione dollare te ardhura, ndersa ne vitin 2008 u mblodhen 222 milione dollare, gjithnje per periudhen janar-prill 2009. Arketimet nga TVSH-ja ne muajin prill arriten nivelin e shkurtit, kurse me dy muajt e tjere shikon rritje te lehte.
Doganat e kane marre goditjen me te rende nga mallrat e akcizes, me ndikim 3.5 milione dollare
Top Channel