
Kryetari i PAD, Neritan Ceka ka treguar arsyet e bashkimit te partise se tij me mazhorancen qeverisese ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Ceka ka shprehur bindjen se PAD do te munde te marre 6 deputete ne zgjedhje.
“Ne jemi me komode te marrim krahun e djathte per faktin se futemi bashke me pushtetin, qe do te thote se ke disa favore te psikologjise se votuesit. PAD ka mundesi te marre 6 deputete nese shfrytezohen votat e 2007-es”, ka pohuar Ceka.
Kreu i PAD ka theksuar se subjekti i tij politik ka pasur oferta edhe me pare nga mazhoranca, por per arsye morale nuk eshte bashkuar vite me pare me te.
Ai ka shtuar se arsyet e bashkimit te tij me PD ka qene edhe programi i kesaj te fundit, i cili sipas tij ndryshon nga ai i se majtes, qe sheh nga e kaluara.
“PAD ka qene luajale me krahun politik, ka qendruar ne opozite. Kemi pasur oferta qe ne fillim, por per arsye morale nuk i kemi pranuar. Nga ana tjeter, nese kemi te bejme me nje parti te vogel, marrja e ketij krahu ka te beje pak edhe me aspektet programatike. E majta shikon vetem nje Shqiperi te kthyer mbrapa, nga mjerimi dhe varferia dhe kjo nuk eshte pjese e idealeve te PAD”, ka theksuar Ceka.
I pyetur perse partia e tij nuk u shkri tek Partia Demokratike, ashtu sic beri PDR e Genc Pollos, Ceka ka vleresuar se PAD i perket demokracise liberale dhe nuk do te shkeputet nga vlerat e saj.
“Ne kemi pasur nje parti te identifikuar, kurse Pollo krijoi nje alternative te PD, nje opozite brenda opozites dhe kur e pa qe kjo problematike ishte e pamundur, u rikthye. Ne jemi liberaldemokrate, keshtu qe kemi nje diference te spektrit politik qe do te mundohemi ta ruajme, duke rritur liberal demokracine”, ka shtuar Ceka.
Top Channel