
“Sikleti” i Berlusconi-t nuk ka marre fund ende.Fotografi Antonello Zappadu thote se zoteron 5 mije foto qe ka bere ne Villa Certosa nga 2006 deri ne 2009.
Ne nje interviste per Repubblica, fotografi thote se 700 fotot qe i kane sekuestruar nuk jane te vetmet, pasi ai zoteron nje arsenal tjeter.
“Ne foto nuk ka asgje te turpshme, po vetem imazhe politikisht te sikletshme. Njera prej tyre e realizuar ne pranvere te vitit 2008 tregon ‘nje martese’ mes Berlusconi-t dhe nje vajze te re. Ka buqeta me lule kudo dhe nje grup tjeter vajzash perreth te cilat duatrokasin te gezuara”, u shpreh Zappadu.
Nder te tjera fotografi permend edhe shfrytezimin qe i behet mjeteve shteterore. Kontigjente vajzash te reja perdorin helikoptere dhe avione per te udhetuar drejt Viles se famshme.
Fotot qe faktojne deklaratat e tij do te dalin shume shpejt per publikun…po jo ne Itali.
Top Channel