Zgjedhjet, kandidatet e PD ne baze

11/06/2009 21:10

Kandidatet demokrate per deputete ne cdo qark te vendit  kane nisur te zbatojne strategjine elektorale per te takuar zgjedhesit dere me dere.

Kreu i deges se Tiranes Aldo Bumci, bashke me disa kandidate te tjere demokrate ishte ne lagjen Selite per te kerkuar voten per Partine Demokratike.

Bumci nuk i ka kursyer kritikat edhe ne adrese te kryetarit te bashkise, Edi Rama. “Edi Rama s’ka bere asnje kopesht per femijet dhe nuk ka bere asnje rruge ne kete zone”, ka pohuar Bumci.

Ndersa Arben Imami, ne nje lagje tjeter te Tiranes, duke u takuar me qyteraret ka diskutuar me ta per pensionet, menyren e jeteses, si dhe ceshtjen e legalizimeve.

“Ju e gezoni ate prone me te drejta te plota, sepse jeni atje”, eshte shprehur Imami.

Ne Shkoder, kreu i listes, Jozefina Topalli, eshte takuar me tegtare te ndryshem, duke u dhene atyre siguri se edhe ne kater vitet e ardhshme qeveria e Partise Demokratike do ta kete biznesin ne qender te vemendjes.

Zonja Topalli ka bashkebiseduar me qytetaret shkodrane per zgjidhjen e ceshtjes se furnizimit me uje dhe energji elektrike, si dhe per lehtesirat fiskale me qellim, sic tha ajo, rritjen e mireqenies se qytetareve.

Edhe kreu i listes se Durresit, Ferdinand Xhaferri, sipas strategjise qe po zbatojne kandidatet demokrate, ka takuar qytetare ne lagjen 8 dhe 15 te Durresit.

Ai u tha qytetareve se Partia Demokratike po shkon ne zgjedhje me premtime te mbajtura. “PD po i shtyn punet perpara, jane rritur pensionet ne fshat dhe prape 4 vjecarin tjeter do rriten”, ka deklaruar Xhaferri.

Ndersa ministri i Ekonomise, Genc Ruli e ka zhvilluar fushaten duke dhuruar gjak. “Te dhurosh gjak eshte e vecante. Jemi mesuar te dhurojme lule apo para, por te dhurosh gjak eshte njesoj si te dhurosh jete”, ka pohuar Ruli.

Top Channel