PS: Gabime me listat perfundimtare te votuesve

11/06/2009 14:05

Partia Socialiste ka shprehur sot shqetesimin e saj per gabimet ne listat perfundimtare te votuesve.

Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore, Kastriot Islami, deklaroi se ne shume lista figurojne qindra zgjedhes mbi moshen 100 vjec.

“Ka pasaktesi te shumta mbi numrin e atyre qe kane aplikuar ose jo per karta identiteti. Shifra e Ministrise se Brendshme se kane aplikuar 1.3 milione persona nuk ka kuptim”, u shpreh Islami.

Po ashtu Partia Socialiste eshte e shqetesuar edhe per mungesen e informacionit ne lidhje me personat pa pasaporte, per te cilet nuk dihet nese jane pajisur me karta.

“Ministria e Brendshme dhe qeveria e kane futur procesin ne terr informativ dhe te manipuluar per opinionin e gjere publik”, tha Islami.

Top Channel