Londra-Tiranes: Kujdes me zgjedhjet

11/06/2009 20:45

Shqiperia duhet te kete kujdes me zgjedhjet, pasi jane ne loje kredencialet e saj si nje vend demokratik. Ambasadorja e re e Mbreterise se Bashkuar, Fiona McIlwham, flet per here te pare per mediat shqiptare ne mikrofonin e Top Channel dhe thote se eshte fillimisht pergjegjesia e qeverise dhe e partive politike per te siguruar nje proces te ndershem zgjedhor.

TCH: Sa po e ndjek Mbreteria e Bashkuar procesin zgjedhor?

McIlwham: Zgjedhjet jane te rendesishme ne cdo demokraci, por kane rendesi ketu ne Shqiperi qe ajo te tregoje angazhimin ndaj procesit te reformave. Nga perspektiva Britanike, gjeja thelbesore eshte qe zgjedhjet te jene te lira dhe te ndershme, dhe sigurisht se pari eshte pergjegjesi e qeverise dhe e partive politike qe ta sigurojne qe te ndodhe keshtu.

TCH: Procesi i pajisjes se qytetareve me karta identiteti per zgjedhjet ka qene kontroversial. Cili eshte kendveshtrimi juaj?

McIlwham: Thelbesore eshte qe kush ka deshiren dhe te drejten te votoje, ta kete kete mundesi ne 28 qershor. Per kete i duhet pasaporte apo karte identiteti. Keshtu qe zbatimi i ketij procesi ka shume rendesi, kjo eshte fare e qarte. Dhe tani po i afrohemi afatit te fundit per aplikim per karte identiteti. Pra, eshte pergjegjesia e te gjitheve ne, por sidomos e udheheqesve politike ketu, qe te inkurajojne njerezit qe te pajisen me dokument identifikimi, i cili iu duhet per te votuar.

TCH: Nga lideret politike nuk mungojne perdite thirrjet per pajisje me karta identiteti te shtetasve, por duket se procesi ka ngadalesi. Nese jo cdo shtetasi do t’i jepet mundesia per t’u pajisur me leternjoftime, a vihet keshtu ne dyshim procesi zgjedhor ne teresi?

McIlwham: Ka njerez qe ndjekin cdo hap te procesit, te rendesishem si ODIHR, misioni vezhgues i zgjedhjeve. Une di qe qeveria ka marre angazhime qe procesi te kaloje qete. Mendoj se tani duhet te fokusohemi per te siguruar qe njerezit ta dine se duhet te pajisen me karta identiteti dhe se e kane mundesine per kete.

TCH: Cfare do te ndodhe pas zgjedhjeve? Cilat jane sfidat e ardhshme me te cilat do te perballet qeveria e re?

McIlwham: Te gjitha partite ketu jane angazhuar ne integrimin e Shqiperise, drejt anetaresimit. Pra, sfida tjeter per qeverine e vendit do te jete ecja perpara e reformave qe do bejne te mundur anetaresimin. Ka nje proces shume te qarte dhe nje sere kushtesh per anetaresim ne BE dhe ka rendesi qe qeveria e re, cilado qofte, te fokusohet menjehere ne programin e reformave dhe te ndertoje mbi progresin e arritur.

Top Channel