Kredite e keqija kapin majat e 6 viteve te fundit

11/06/2009 07:55

Kredite e keqija prekin rekordin historik te 6 viteve te fundit, duke vene ne alarm sistemin bankar. Ritmi i rritjes se kredive me probleme eshte ulur ne 19.73%, ndersa ne raport me kredine eshte 7.55% krahasuar me 6.64 per qind ne fundvitin 2008.

“Ky tregues regjistroi nivelin me te larte te gjashte viteve te fundit ne muajin shkurt te vitit 2009, kur arriti nivelin 7.77 per qind. Cilesia e kredive vijon te shfaqet me problematike per bizneset”, raportoi dje Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise.

Gjithashtu, portofoli i kredive ne leke vijon te jete me problematik ne drejtim te cilesise se tij kundrejt portofolit te kredise ne valute. Nderkohe, analiza e cilesise sipas degeve te ekonomise dallon ne mars ’09 si deget me problematike ato te “pasurive te paluajtshme dhe dhenia me qira”, “industria perpunuese”, “peshkimi”, te cilat zene nje peshe thuajse te paperfillshme ndaj totalit te portofolit te kredive, perjashtimisht kredise per industrine perpunuese.

Shqetesuese vijon te jete situata e kreditimit per ekonomine. Sipas Bankes se Shqiperise, rritja ka qene poshte 1 per qind, nivel rekord teper negativ per zhvillimin e vendit. Keshilli Mbikeqyres shqyrtoi dje situaten e tremujorit te pare mbi sistemin bankar, duke evidentuar disa shenja permiresimi, por ende larg parametrave te nevojshem. Totali i aktiveve pesoi nje rritje te lehte, ne masen 0.04% kundrejt fundit te vitit 2008.

Ritmi i rritjes se kredise vleresohet rreth 5.25% apo 20.84 miliarde leke, kundrejt rritjes me 5.07% (19.14 miliarde leke) nje tremujor me pare. Ne baze vjetore (mars ’08 – mars ’09) verehet rritje ne nivelin 33.3% apo 104.3 miliarde leke. Megjithate, BSH-ja sqaron se “rritja vjen kryesisht nga ndikimi i kursit te kembimit.

Analiza e kredise ne monedhe origjinale tregon per renie te kredise ne valute ne monedhat kryesore”. Kjo do te thote se ne mungese te ndryshimit te kursit te kembimit, kredia ne total u rrit 2.94 miliarde leke, ose 0.74%. Klasifikimi i kredise sipas subjektit te kredise (biznese e individe) dhe qellimit te perdorimit te kredise, ne fund te tremujorit te pare te vitit, ashtu sikunder edhe ne fundvitin 2008, dallon peshen me te madhe te kredise per “investime ne pasuri te paluajtshme” dhene individeve me 23.3% te teprices totale te kredise, pasuar nga “overdraftet” per bizneset me 20.7% te totalit.

Ndersa norma me e larte e rritjes konstatohet per kredine dhene individeve per konsumin e mallrave jo te qendrueshem pasuar nga kredia per “overdraft” dhe ajo per kapital qarkullues dhene bizneseve.
Fenomeni i terheqjes se depozitave, i cili u shfaq fillimisht gjate muajit tetor 2008, ka vijuar edhe gjate tremujorit te pare te vitit 2009. Sipas BSH-se, ne fund te marsit totali i depozitave te sistemit paraqitet 634.5 miliarde leke, 2.5% me pak krahasuar me fundin e vitit. Bazuar ne te dhenat operative, per periudhen 1 prill 2009 deri me 08 qershor 2009 rezulton se, depozitat ne leke tregojne nje rritje prej 3%, depozitat ne euro 0.2% dhe ato ne USD 0.3%.

Top Channel