I nxehti, specialistet: Konsumoni uje

11/06/2009 16:25

I gjithe vendi eshte pushtuar nga temperaturat e larta, ku ne disa qytete te vendit termometri ka shenuar 35 grade celsius.

Gjate fundjaves pritet nje ulje e temperaturave me 1 deri ne 2 grade celsius, por qe nuk do te zgjase shume pasi metereoleget parashikojne qe fillimi i javes se ardhshme te jete i nxehte.

Ne keto dite te nxehta vera specialistet keshillojne konsumimin e ujit si dhe te zarzavateve dhe frutave. Nje person me peshe normale duhet te konsumoje mesatarisht 2 litra uje ne dite dhe nese eshte mbi peshe per cdo 10 kilogram duhet te konsumoje nje gote uje.

Specialistet sqarojne se uji nuk te shendosh pasi nuk ka kalori dhe nuk sjelle fryrje te kembet.

Ai ndikon shume mire ne heqjen e helmeve por edhe rregullon temperaturen e trupit.Nese nje person ka mungese te ujit ai ndjen tharje te gojes, por edhe keputje e pagjumesi ndaj ne keto dite eshte e domosshme konumimi i ujit.

Top Channel