Gheddafi: SHBA, veprime si te Bin Laden
11/06/2009 17:00
“Cfare ndryshimi ka mes sulmit amerikan te 1986-es dhe aksioneve terroriste te Osama bin Laden?”.
Ka qene kjo pyetja qe ka bere lideri libik, Muamar Gheddafi, gjate nje fjalimi ne pallatin Justiniani ne Rome.
“Nese Bin Laden nuk ka nje shtet dhe eshte nje i jashteligjshem, Amerika eshte nje shtet me rregulla nderkombetare”, ka deklaruar koloneli.
Ai ka shtuar me tej se fale Shteteve te Bashkuara sot Iraku eshte kthyer ne nje “arene te hapur” per terroristet e Al Kaedes.
Me pas Gheddafi eshte drejtuar per ne universitetin e Romes, ku eshte pritur me fishkellima dhe kontestime.
Top Channel