Femijet dhe te moshuarit, kujdes nga temperaturat e larta

11/06/2009 08:20

Te moshuarit dhe femijet jane ata qe kane problemet me te medha dhe qe rrezikohen me shume nga temperaturat e larta, virozat e stines, problemet me shendetin.

Ne kohen kur temperaturat maksimale jane 33 grade Celsius, te moshuarit dhe femijet nuk duhet te dalin gjate dites, perveç se ne mengjes dhe ne darke. Nderkohe qe mosha e trete duhet te zbatoje me rigorozitet rregullat e higjienes, prinderit nuk duhet t’i veshin trashe femijet, duhet t’i bejne banja te fresketa te pakten kater here ne dite, t’i ushqejne ata me lengje, vitamina dhe t’i shetisin ne vende te fresketa dhe me gjelberim.

Sakaq, te moshuarit nuk duhet te konsumojne pije alkoolike, pije me permbajtje kafeine. Mosha e trete duhet te shmange daljen ne pikun e diellit dhe punet e renda. Shqetesimet shendetesore nuk duhen anashkaluar. Secili duhet te paraqitet menjehere te mjeku per çdo komplikacion te gjendjes shendetesore dhe te mos kerkoje ndihme te farmacisti me i afert.  

Top Channel