Cmimet e shtepive, presioni nuk ndalet

11/06/2009 08:10

Kompanite e ndertimit duket se kane vendosur te mos i ulin me çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve qe shesin, me shprese se kriza ekonomike aktuale do te perfundoje shpejt dhe tregu do te stabilizohet.

Por pavaresisht pozicionit “ne pritje” te kompanive, te cilat zoterojne edhe nje pjese te konsiderueshme te ofertes ne treg, cmimet kane vijuar te ulen. Zonat periferike jane me te prekurat nga renia e çmimeve, sipas agjencive.

“Sot gjen njoftime ne gazeta apo internet per apartamente ne shitje me çmime prej 315 eurosh per meter katror, gje qe qe e paimagjinueshme me pare”, thote nje agjent. “Nese shitesit reklamojne çmime te tilla, imagjino se çmimet reale mund te jene edhe me te uleta”, tha ai.

Kriza aktuale e sektorit te ndertimit u krijua nga nje vale e jashtezakonshme lejesh ndertimi te dhena ne tri komuna perreth Tiranes, Farka, Kashari dhe Dajti, disa vite me pare. Pallatet e perfunduara ne mase te konsiderueshme kane mbetur pa u shitur. Sot çmimet ne keto komuna variojne nga 400 ne 600 euro per meter katror, por agjentet thone se kriza eshte vetem nje nga shkaqet e renies se çmimeve ne periferi.

“Njerezit kane filluar te kuptojne se shtepia ne periferi, ne rastin e Tiranes, nuk eshte vetem larg qendres, por jetesa atje ka edhe kosto shtese nga mungesa e transportit te rregullt urban apo sherbimeve publike te dobeta”, thote nje ndertues.

Çmimet jane ulur se fundmi, veçanerisht nga numri i madh i pronareve qe i paten blere apartamentet me heret per investim apo ne kembim te mallrave dhe sherbimeve te kryera per kompanite e ndertimit. Tri vite me pare, kur blloku i apartamenteve te Kasharit sapo kishte filluar, çmimet startonin nga 310 euro per meter katror dhe agjentet mendojne se ka ende hapesire per ulje.

Ne zonen e Dajtit, çmimet qene rritur deri ne 700-800 euro per meter katror vitin e kaluar, por tashme ato fillojne nga 400-500 euro.

“Muajt e fundit kane prekur çmimet edhe ne zonen e “Komunes se Parisit, ku rezistenca qe me e larte”, thone agjencite. Njoftimet ne internet apo gazeta, ku perfshihen njoftimet e publikut te gjere, japin çmime qe fillojne nga 650 euro per meter katror.

Edhe çmimet e dyqaneve jane ne renie. Ne zonat periferike, vetem pak muaj me pare, dyqanet fillonin nga 2 mije euro per meter katror, por tashme ka oferta per 800 apo 1 mije euro metri katror.

Kerkesa per apartamente dhe dyqane ne Shqiperi pothuajse ndaloi ne tetor te vitit te kaluar, si pasoje e panikut te njerezve nga kriza. Ne shkurt, blerjet rinisen, por serish kerkesa eshte ne nivele shume te uleta.

Top Channel