
Ne Divjake dhe ne Orikum, dy zona turistike qe i perkasin qarkut te Fierit dhe Vlores kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ne 4 vjet qeveria e tij ka investuar rreth 700 milione euro per zhvillimin e turizmit ne vend.
Por pervec premtimeve per investime ne Divjake dhe Orikum, kreu i demokrateve, duke trajtuar ceshtjen e zgjedhjeve si sfiden me te rendesishme te vendit, u beri thirrje qytetareve te pajisen me dokumenta identiteti dhe theksoi se nuk do te pranoje shtyrjen e zgjedhjeve.
“Edi Rama po perpiqet te krijoje koalicionin e bojkotit. Dua t’i them ne do te votojme, ne te drejten tone, si qytetare te nje vendi anetar te NATO-s. Mos i bej hesapet gabim se me ty dhe pa ty shqiptaret zgjedhjet do t’i bejne, do t’i bejne te mira, do te ndertojne Shqiperine europiane”, u shpreh Berisha.
Zoti Berisha e konsideroi 28 qershorin edhe si moment vendimtar per te ardhmen e vendit, duke u bere thirrje thirrje demokrateve dhe socialisteve te bashkohen me projektin e tij per Shqiperine europiane.
“Ky eshte nje moment qe ne firmosin per Orikumin dhe Shqiperine europiane, nuk duhet te ndahemi. Le te bashkohemi ne kete udhetim per endrren me te bukur tonen dhe femijeve tane. Besimin duhet ta vendosni aty ku justifikohet”, u shpreh Berisha.
Zoti Berisha perdori ne Orikum si karte elektorale edhe fitoren e qendres se djathte europiane ne zgjedhjet per Parlamentin Europian.
“Para tre ditesh Europa u gdhi blu. 24 vende votuan per Partite simotra te PD-se. Ne Rome, Bruksel, Paris, Berlin, kemi miqte tane te medhenj, miq qe duan Shqiperine e shqiptaret, miq qe i besojne Sali Berishes dhe do ta ndihmojne ate per projektin e europian te shqiptareve dhe Shqiperise”, theksoi Berisha.
Top Channel