
Problemet e shumta teknike ne qendren e aplikimit per kartat e identitetit ne komunen Poshnje te rrethit Berat kane bere qe rreth 740 aplikante te riperserisin procedurat e duke rrezikuar pajisjen me dokumenta per diten e zgjedhjeve.
Zyrtaret e kesaj komune shpjegojne arsyet e ketyre problemeve. “Arritem deri ne fazen kur na kishin mbetur 550 vete per te aplikuar. Papritur dje na erdhi kontigjenti i dyte me 450 persona te djegur, te cilet tani kane vajtur me shume se 1 mije”, deklaron Qazim Bejtja, sekretar i administrates se komunes Poshnje.
Te ndodhur ne zona te ndryshme, madje dhe ne fshatra te larget, banoret te cileve u eshte dhene njoftimi per te riperseritur proceduren shprehen te irrituar.
“Jemi veti i shtate ne nje familje dhe te shtate jemi djegur. Jemi te gjithe me te drejte vote”, tregon nje banor.
Ne zyrat e aplikimit ne kete komune ka ende radhe te gjata per te aplikuar.
Top Channel