Arrestohet mashtruesi me kartat

11/06/2009 20:05

Nje person ne Korce ka aplikuar me identitet te rreme per karte identiteti.

Rasti eshte zbuluar pasi me nje certifikate me identitet te nje tjeter personi, Edmond Frasheri eshte paraqitur dhe ka realizuar procesin e aplikimit.

Ai ka perdorur gjeneralitete te nje tjeter personi, duke u paraqitur si Eduart Frasheri, te dhenat personale te te cilit dhe dita e lindjes nuk i perkasin aplikuesit.

Sipas drejtorit te informacionit, Mikel Llogori, qe ka denoncuar kete rast prane policise, aplikuesi e ka marre ne dorezim certifikaten nepermjet nje zyre elektorale.

“Ne jemi interesuar dhe gjate bisedes me te kemi mesuar se ai nuk ishte paraqitur prane sportelit, por ka cuar foton ne nje zyre elektorale te PD ne lagjen 6, ku ka pasur edhe persona te tjere te cileve u nxirreshin certifikata”, ka deklaruar Llogori.

Punonjesja e gjendjes civile qe ka leshuar certifikaten me identitet te rreme eshte pezulluar nga puna. Identiteti ne certifikate i perket nje 32 vjecari me ngjyre qe banon ne lagjen 16 te Korces.

Eduart Frasheri eshte i papune dhe deklaron jashte kameras se nuk ka dijeni per faktin se nje tjeter person ka perdorur gjeneralitetet e tij.

Top Channel