
Ardian Turku, kandidat i listes se Partise Demokratike ne Elbasan, ka bere nje ekspoze te punes se tij ne kete qytet si kryebashkiak dhe prefekt.
Gjate emisionit “Top Story” ai eshte shprehur se ne rolin e kreut te bashkise ka synuar gjithmone hartimin e dokumentave per ta futur qytetin ne nje linje te qendrueshme zhvillimi. “Nga pozicioni i kreut te keshillit te qarkut po ndertojme politika te zhvillimit rajonal duke i nderthurur me programet qeveritare”, nenvizoi Turku.
Ai pohoi gjithashtu se eshte nje njohes i mire i problemeve qe ka ky qark. “Duke njohur mire zhvillimet e qarkut, mendoj se duhet te jem ne nivel qendror dhe te perpiqem te ndikoj ne te gjitha menyrat qe te loboj ne Kuvend per Elbasanin. Vazhdoj te perfshihem ne politike per te vazhduar ndryshimet qe kemi sjelle deri tani”, shtoi ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.
Sipas Turkut, ne kater vjet qeverisje te PD-se, ne Qarkun e Elbasanit jane dhene 42 miliarde leke te vjetra ne insfrastrukture. “200 nenpunesa militante te PS-se paguhen nga Bashkia e Elbasanit. Modeli i Tiranes eshte nje model bashkie qe luan me permasat e nje buxheti te madh”, qartesoi Turku.
Top Channel