Rama: Shkodra, qendra e europianizmit

10/06/2009 16:50

Nga kryeqendra e veriut Shkodra, kryetari i Partise Socialiste, ne nje takim masiv te mbajtur ne qender te qytetit leshoi mesazhe te forta bashkimi dhe ndryshimi.

Zoti Edi Rama ne qytetin ku rezistenca ndaj komunizmit gjate viteve te diktatures ka qene me e forte se kudo, zgjodhi te perdore artin e fjales se disa prej figurave te shquara te ketij qyteti, si At Gjergj Fishta, mesazhe qe vijne krejt aktuale edhe sot.

“Une i jam mirenjohes Shkodres per lahuten e Fishtes, patriotizmin e At Gjergjit dhe per mesazhet e Hile Mosit shume vite me pare. Duke degjuar ate une them sot se eshte mire t’i tregojme brezit te ri se c’eshte me e mira per te ardhmen e vendit”, u shpreh Rama.

Shefi i socialisteve tha se perse i kerkon votat e shqiptareve, dhe pikerisht ne qytetin antikomunist, ai sulmoi dhe kundershtarit politik, duke e portretizuar si shembullin, jo te antikomunistit, por te perfaqesuesit tipik te politikes se vjeter te tranzicionit.

“Te mbash ne konflikt Shkodren, si ben enveristi i djeshem Sali Berisha, do te thote ta mbash kohen shqiptare ne vend nga pikepamja shoqerore”, u shpreh Rama.

Top Channel