
Kandidati per deputet ne qarkun e Fierit, Gramoz Ruci eshte takuar me ish-ushtaraket te cileve iu premtoi se ata do te fitojne statusin e tyre me ardhjen e PS ne pushtet.
“A ka fushebeteje me te madhe se sa t’i thuash popullit se, une kryetari i PS kandidoj per nje portofol dhe perballe jush do jete emri im”, eshte shprehur shkurt Ruci.
Ndersa kandidatja per deputete ne qarkun e Elbasanit Valentina Leskaj, u takua me banore te Hotolishtit ne kete qark dhe tha se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet e 2005-es. Ajo tha se PS ka program te qarte per te nxjerre vendin nga kriza.
“Sot sheqeri, vaji dhe mallrat e tjera jane me shtrenjte. Per shqiptaret ka nje zgjedhje pasi PS eshte nje alternative”, ka pohuar Leskaj.
Gjate takimeve zgjedhore me banore te fshatit Bulgarec ne qarkun e Korces, kandidatet socialiste Ben Blushi dhe Arben Ahmetaj thane se qeveria ne 4 vjet ka shtuar korrupsionin dhe varferine.
“Berisha ka rritur varferine duke shtuar korrupsionin, duke braktisur fshatin, duke shkaterruar sistemin shendetesor, duke vjedhur me familjen dhe ministrat e tij”, ka deklaruar Blushi.
Nderkohe, kandidati socialist per deputet ne qarkun e Durresit, Blendi Klosi tha se Shqiperia sot eshte me a varfer se 4 vjet me pare, duke argumentuar se rritja e rrogave nuk kompenson rritjen e cmimeve. Ai u kerkoi banoreve te Manzes te bashkojne votat me PS.
“Eshte e pafalshme, ose e turpshme qe ne qytetet tona rurale shiten prodhime nga Maqedonia. Fshataret kane bere nje pune te shkelqyer, por nga shteti nuk u jane krijuar kushtet”, ka theksuar Klosi.
Kandidati socialist per qarkun e Dibres, Sadri Abazi ishte ne nje nga familjet e varfera ne fshatin Ceren te komunes se Maqellares.
Ne shtepine e Kadri Muses, i cili ka humbur bashkeshorten dhe jeton veti i gjashte me 20 mije leke te vjetra asistence. Zoti Abazi dhuroi nje ndihme financiare dhe foli per varferine e cila ne keto 4 vjet, sic tha ai, eshte rritur.
Qeveria, tha ai, qe tregon miliarda dollare per ivestime ne rruge nuk ka bere ende evidentimin e familjeve ne nevoje. “Me pare duhet te shohim se si jetoni ju, t’ju ndihmoje sado pak me mundesite e mija. Ju duhet te bashkoheni me ndryshimin e madh. Me 28 qershor Edi Rama do jete kryeminister dhe tek ai do te shihni ndryshimin e madh”, ka deklaruar Abazi.
Top Channel