Pinari: Po shkruaj liber per tregtine e armeve

10/06/2009 15:20

15 muaj pas arrestimit dhe tragjedise se 15 marsit shfaqet per here te pare ne publik, Ylli Pinari.

Pinari ka qendruar gjate se bashku me Dritan Minxhollin, ish-drejtorin teknik te firmes Alba Demil, i akuzuar edhe ky si ish-kreu i MEICO-s per Gerdecin dhe te dy te ndoqen ne shoqerine e njeri- tjetrit ndeshjen e futbollit me te paraburgosurit e 313.

I kontaktuar nga Top Channel, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari nuk pranoi te flase perpara kamerave, por gjate nje bisede te lire ai u shpreh per qendrimin e tij ne qeli.

Pinari tha se po shkruan nje liber per kohen kur ka drejtuar kompanine e eksport-importit te armeve si dhe per ate qe njihet tashme si tragjedia e Gerdecit. Pinari shtoi se pret vetem nga gjykata drejtesi, ndersa shprehet se akuzat e ngritura ndaj tij per Gerdecin jane politike.

I veshur sportiv , sikurse edhe Dritan Minxholli, ata qendruan vetem pak caste dhe me pas u larguan se bashku, ne pritje te procesit gjyqesor qe tashme eshte zhvendosur nga Gjykata e Larte ne Gjykaten e Tiranes.

Top Channel