Leskaj: Qeveria ka lene ne harrese Elbasanin

10/06/2009 21:45

Kandidatja e PS ne Elbasan, Valentina Leskaj ka deklaruar se nuk e ka problem kandidimin ne kete qark pasi elektorati i tij e ka mbeshtetur gjithmone.

“Ndihem shume mire qe kandidoj ne qarkun e Elbasanit. Kandidoj per here te trete dhe ndihem shume mire, e mbeshtetur si me pare edhe tani. Kudo qe shkoj me identifikojne si elbasanllie”, ka pohuar Leskaj.

Por, duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Leskaj ka theksuar se arsyet e kandidimit te saj ne Elbasan jane shume me te medha.

Sipas saj, ky qark sot eshte me i varfer se kater vjet me pare, ka nje nivel me te larte papunesie dhe nje sere problemesh te tjera.

“Ka arsye me madhore pse kandidoj ne kete qark. Qarku i Elbasanit eshte qarku me problematik ne vend, ka varferine me te madhe, nivelin me te larte te papunesise, ka probleme me ndotjen e mjedisit per shkak te kombinatit metalurgjik dhe ka probleme persa i perket infrastruktures se fshatit”, ka nenvizuar Leskaj.

Sipas saj, alternativa me e mire per zgjidhjen e kesaj situate eshte votimi per Partine Socialiste, e cila ka nje program te posacem per zhvillimin e Elbasanit.

“Ky qark ka me shume nevoje per njerez serioze dhe angazhim serioz. Alternativa qe une perfaqesoj, PS, eshte alternativa me serioze jo vetem per listen qe i ka ofruar Elbasanit, por per programin qe ka ndertuar, i orientuar sipas interesave te njerezve”, eshte shprehur Leskaj.

Me tej ajo ka vleresuar se investimet e bera ne qarkun e Elbasanit jane bere vetem nga projektet e bashkise, qe drejtohet nga PS dhe nuk ka pasur asnje nga pushteti qendror.

“Ka dy optika per ta pare Elbasanin, duke ndare rolin e pushtetit vendor dhe atij qendror. Kryetari i bashkise ka dhene nje kontribut te madh ne qytetin e Elbasanit, duke bere investime qe kane ardhur nga projektet. Kemi vetem investime te bera nga fondet qe vijne nga bashkia, nuk ka pasur asnje investim nga pushteti qendror”, ka vleresuar Leskaj.

Top Channel