Kartat, Poni: Aplikuesit mbi 1 milion e 300 mije

10/06/2009 19:45

Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni njoftoi sot se numri i aplikanteve per kartat e identitetit ka kalur mbi nje milion e 300 mije persona.

Por megjithate, zyrtari pergjegjes per kete proces u beri apel qytetareve qe kane aplikuar qe te terheqin kartat

“Numri i aplikanteve ka arritur ne 1 milion e 366 mije persona. Ministria e Brendshme perfiton nga rasti qe edhe ne kete moment te kenaqshem te kerkoje vemendjen e qytetareve per te vazhduar procesin e aplikimit dhe per te terhequr kartat”, ka pohuar Poni.

Top Channel