Gjiknuri: PS do fitoje shumicen ne Elbasan

10/06/2009 21:30

Kandidati socialist per Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri eshte shprehur se perfshirja e tij ne Partine Socialiste eshte nje lidhje gjenetike natyrale, sepse sipas tij, ekziston nje lidhje e hershme me kete parti.

“Fatekeqesisht keto 4 vjet kam qene deshmitar i degradimit te zones se Gramshit qe ka ardhur nga mungesa e interesit te qeverisjes qendrore. Papunesi e madhe, shkurtimi i institucioneve dhe mungesa e interesit ndaj ketij qarku me kane bere te kandidoj. Ky eshte interesi im politik ashtu si shume te rinj te tjere”, deklaroi Gjiknuri, duke shtuar.

Ne vijim, ai ka shtuar se eshte i sigurt ne fitoren e PS-se ne pjesen me te madhe te mandateve ne zgjedhjet e 28 qershorit. “Qeverisja socialiste per Qarkun e Elbasanit ka qene me konkrete ne investime. PD erdhi me premtimin e sherbimeve dhe sherbesave, por mbi 60 mije fshatareve iu hoqen sherbimet ne qendrat civile. Ne shume rrethe te qarkut u hoqen dhe institucionet qe ishin oksigjeni i atyre qyteteve si, gjykata, prokuroria, etj”, shtoi Gjiknuri.

Top Channel