
Nje 75 vjecar ka humbur jeten gjate nje aksidenti automobilistik teksa kalonte nga nje kah ne tjetrin me nje lope. Rushan Rushani, u godit nga nje automjet “BMWx5”, ne aksin rrugor Fier–Patos, ne vendin e quajtur “Kthesa e Portezes”.
Aksidenti ndodhi rreth 21 te mbremjes se te merkures. Policia qe shkoi ne vendin e ngjarjes ndaloi autorin e “BMW”, por nuk beri te ditura shkaqet e aksidentit.
Nje ore me vone rreth ores 22:00, djali i nje prej personazheve me te njohur te krimit ne Fier i njohur me pseudonimin Mile Topalli, eshte plagosur.
Dy persona me maska dhe nje motociklete e kane qelluar ate ne lagjen 29 nentori te Fierit.
Ilia Emini eshte derguar menjehere ne spital, ku eshte jashte rrezikut per jeten.
Emini ka marre vetem nje plumb ne kembe dhe i ka shpetuar mire atentatit qe policia mendon se eshte kryer per hakmarrje.
Top Channel