
Zyra e partise G99 ne qytetin verior te Shkodres eshte dhunuar. Materiali i saj zgjedhor dhe tendat jane hedhur pertoke dhe jane prishur.
Nje ngjarje e ngjashme ka ndodhur me 21 maj ne Kamez, pa llogaritur heqjen e nje billbordi ne krah te autostrades Tirane-Durres, per te cilin Ministria e Transporteve tha se ishte brenda kufirit te 25 m nga rruga ku nuk lejohet asnje lloj tabele.
Kryetari i partise, Erion Veliaj, thote se si rasti i Shkodres dhe i Kamzes po ndodhin keto dite edhe raste te tjera.
“Kemi pasur sot incidentin e fundit ne zonen e Oxhakut ne Tirane, ku aktiviste te PD kane shkaterruar nje nga pikat tona te informacionit. Ne pamundesi per te pasur zyra luksoze, ne punojme ne terren ku aktivistet tane shperndajne informacione. Policia bashkiake e Shkodres ndalon aktivistet tane dhe kjo ndodhi ne Kamez e Bilisht, ku pushteti vendor kontrollohet nga PD”, eshte shprehur Veliaj.
Duke renditur disa akuza ndaj qeverise se zotit Berisha, per ngjarje si Gerdeci, apo dyshimet per korrupsion, Veliaj thote se G99 dhe aktivistet e saj kane te drejte te mendojne ndryshe, nga kryeministri apo kryetarja e Kuvendit.
“Ajo qe duam t’ju themi sot eshte se ky intimidim nuk na ka terhequr, ne jemi te bindur se do te fitojme. Ne kemi bindjen se nga perplasja e dy qyteterimeve, atyre te rrugecerve te Berishes dhe qytetareve te koalicionit tre ri per bashkim, ne do te fitojme”, ka shtuar Veliaj.
Sipas burimeve policore, personat qe prishen tenden ne Tirane u ndaluan pak kohe pas ngjarjes dhe do te procedohen ne gjendje te lire.
Top Channel