Caktohen grupet e numerimit te votave

10/06/2009 21:05

Grupet qe do te numerojne votat perbehen secili nga kater anetare. Dy per partite e mazhorances parlamentare dhe dy per partite e opozites.

Ne baze te ligjit, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste i kishin te sigurt anetaret e tyre, kurse dy anetaret e tjere hidhen me short mes partive te vogla.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, jo pa debate, kishte percaktuar me pare se si parti te mazhorances do te konsideronte Partine Republikane, Partine Agrare Ambjentaliste, Aleancen Demokratike dhe Partine Demokristiane.

Kurse si parti te opozites parlamentare do te konsideronte LSI-ne, Partine Demokracia Sociale, Partine Social-Demokrate dhe Bashkimin per te Drejtat e Njeriut.

Shorti per ata qe njihen si anetaret e trete dhe te kartet te grupeve te numerimit u hodh ne KQZ, ne prani edhe te vezhguesve te partive qe terhiqnin goglat.

Pergjate hedhjes se shortit, anetare te KQZ-se, vezhgues dhe gazetare, ndiqnin me vemendje emrat qe dilnin nga goglat. Pas rreth dy oresh, u pa se, per partite e mazhorances parlamentare:

Partia Republikane do te kete anetare ne qendrat e numerimit ne 11 prej 66 Komisonet e Zonave te Administrimit te Zgjedhjeve, shkurt KZAZ. Partia Agrare do te kete numeruesit e saj ne 15 nga 66 KZAZ-te, Aleanca Demokratike ne 17 nga 66 KZAZ dhe Partia Demokristiane ne 23 nga 66 KZAZ.

Ne kampin e majte, LSI eshte me pak e avantazhuar nga shorti, sepse do te kete numeruesit e saj vetem ne qendrat e numerimit te votave te 12 KZAZ-ve, PDS ne 21, PSD ne 19 KZAZ dhe PBDNJ ne 14.

Ne ato qendra te numerimit te votave ku partite nuk kane anetare, do te perfaqesohen me vezhgues. Vezhguesit, te cilet do te jene e shumta 2 metra larg tavolines se numerimit dhe do ta ndjekin procesin ne keta ekrane te medhenj, njesoj si numeruesit rreth tavolines, mund ta nderpresin numerimin ne cdo kohe, ne rast se kane dyshime per parregullsi.

Top Channel