
Lideri i demokrateve, Sali Berisha, eshte rikthyer ne qarkun e Elbasanit, i treti per nga madhesia pas Tiranes dhe Fierit, duke takuar qytetaret e Librazhdit dhe Peqinit.
Zoti Berisha duke u fokusuar tek premtimet per punesimin dhe permiresimin e kushteve te jeteses, beri gjithashtu, pese premtime shtese per fermeret shqiptare.
“Se pari, financimin e cdo projekti te tyre per rritjen e prodhimi, se dyti, subvencionimin e naftes dhe importeve te tjera per te gjitha siperfaqet e mbjella, se treti, rindertimin e plote te sistemeve te vaditjes, se katerti, ju premtoj investime ne agrobiznes dhe nxitje te perpunimit te prodhimeve te tyre,se pesti, ju premtoj pensione te barabarta me pensionet e qytetit”, u shpreh Berisha.
Si gjate gjithe ketij turi elektoral edhe ne Librazhd dhe Peqin, zoti Berisha u beri thirrje qytetareve te pajisen me dokumenta idenentiteti per te zhvilluar sic tha ai zgjedhje te standarteve europiane. Sipas Berishes ai qe nuk e pranon kete standart eshte kreu i socialisteve, Edi Rama.
“Zoti Edi Rama u thote shqiptareve se nuk do te votohem, sepse jam votuar ne 2007-en. Harroje 2007-en. Fitove me certifikata, por ne qofte se je burre dil ne shesh. Urdhero te te votojne dhe ta provosh veten perballe shqiptareve. Per kete qellim do te te jap 48 ore afat. Uroj qe te te mbushet mendja. Ne te kundert, ti e fakton veten se per ty vendi, qytetaret, liria nuk kane asnje vlere perpara karriges tende, se ti je nje burracak i vertete qe ke frike nga humbja”, u shpreh Berisha.
Duke u shprehur i sigurt ne perseritjen e mandatit qeverises, kreu i demokrateve u beri thirrje qytetareve te marrin pjese masivisht ne votime.
Top Channel