Berat, 450 kerkesa per kredi te pashlyera

10/06/2009 09:30

Rreth 450 vendime te formes se prere per mosshlyerje te kredive bankare jane paraqitur per ekzekutim ne zyren e Permbarimit te Beratit.

Nderkohe, Zyra e Permbarimit ne Berat pohon se ka bere kallezime penale ne prokurorine e ketij rrethi per kreditore “te pabindur”. Sipas tyre, gjate katermujorit te pare te ketij viti jane paditur dy kredimarres te medhenj: ish-Uzina Mekanike e Naftes ne Kuçove, e cila i detyrohet bankes se shtetit shqiptar mbi 500 milione leke dhe nje subjekt privat ne Berat, qe u detyrohet bankave te nivelit te dyte rreth 130 milione leke.

Burime nga Zyra e Permbarimit ne Berat thane se qe nga fillimi i vitit 2009, prane kesaj zyre jane paraqitur per ekzekutim rreth 450 vendime, nga te cilat rreth 150 çeshtje jane ekzekutuar.

Po keto burime shpjeguan se, me gjithe punen e mire qe eshte bere deri tani, kane mbetur pa u ekzekutuar 300 vendime te formes se prere, te dhena per debitore kredish, te marra qysh nga viti 1993. Burimet sqarojne se, deri ne fund te muajit prill te ketij vitit, jane ekzekutuar rreth 80 çeshtje te tilla, qe i perkasin Agjencise se Trajtimit te Kredive (ATK), ku ne vend te traktoreve e mjeteve te tjera bujqesore jane sekuestruar pasuri te paluajtshme: si toka bujqesore, hangar, shtepi, dyqane e objekte biznesi.

Ndersa jane ekzekutuar 70 vendime gjyqesore per kredi te kthyera te bankave private, qe e thene me gjuhen e shifrave jane rreth 600 milione leke, per te cilat jane sekuestruar: dy banesa, dy dyqane, nje magazine, 10 ha toke bujqesore etj., te cilat jane shitur me ankand.

Top Channel