Basha: Reformat e qeverise cuan Shqiperine ne NATO

10/06/2009 22:20

Kandidati i PD-se per qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha ka deklaruar se reformat e suksesshme te qeverise bene te mundur edhe anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

“Ka qene progresi i jashtezakonshem i Shqiperise ne luften kunder korrupsionit dhe reformat e suksesshme qe binden aleancen qe Shqiperia te behej pjese e saj”, tha Basha.

Ai ka pranuar kontributin e opozites ne kete anetaresim, por ka deklaruar se ajo ka qene e detyruar te bashkepunonte.

“Padyshim qe konsensusi ka qene edhe nga ana e opozites, por ka qene presioni per tu bere pjese e kesaj aleance qe ka detyruar opoziten te bashkepunonte”, eshte shprehur Basha.

Top Channel