Arrestohet ne Rinas i denuari per vrasje
10/06/2009 14:30
Policia e Rinasit ka arrestuar nje te denuar per vrasje menjehere sapo ai eshte deportuar nga shteti italian Ilmir Hajdari i shpallur ne kerkim nderkombetar dhe i denuar ne mungese me 16 vjet burg nga gjykata akuzohet per nje ngjarje te ndodhur ne Shkoder ne vitin 2001.
Sipas pretendimeve te prokurorise para gjykates Ilmir Hajdari se bashku me dy shoke te tij akuzohet te jete autor i vrasjes se Indrit Bajrit, ngjarje e ndodhur ne lagjen “Partizani” ne Shkoder.
Vrasja e Bajrit ka ndodhur pas nje konflikti te meparshem me Ilmir Hajdarin. Gjate shkembimit te zjarrit, njeri nga shoket e Ilmir Hajdarit u plagos dhe pasi mori mjekimin ne spitalin civil u arrestua duke pohuar me pas edhe krimin.
Top Channel