
Ne nje ceremoni te organizuar nga administrata e Agjencise se Legalizimeve ne Kukes, u dhane disa leje legalizimi te plotesuara pas nje periudhe te gjate studimi dhe veshtiresish te pafundme.
Pas kesaj leje perfitohet tapia (apo siç quhet ndryshe certifikata e pronesise), e cila mund te merret menjehere nga zyrat e Hipotekes ne Kukes.
Drejtori rajonal i ALUIZN-it, Zenel Kastrati, ne prani te nje numri te ftuarish nga pushteti vendor dhe qeveria, ne zbatim te ligjit 9482, date 03.04.2006, shperndau 14 lejet e ndertimit per objektet e ndertuara me heret pa leje. Objekte keto qe i perkasin territorit te Bashkise se Kukesit.
Edhe disa dite me pare, kjo agjenci ka dhene 10 leje legalizimi, ne menyre te pershpejtuar, kryesisht per objekte qe ndodheshin ne aksin e autostrades e per te cilat kerkohej shpronesim. Kastrati tha me kete rast se, ne Qarkun e Kukesit kishte gjithsej 1999 objekte te ndertuara pa leje, te cilat ndodheshin ne proces legalizimi, ku per 280 prej tyre eshte plotesuar i gjithe dokumentacioni dhe shperndarja mund te behet ne ditet e ardhshme.
Numri me i madh i ndertimeve pa leje ndodhet ne Bashkine e Kukesit me rreth 900 objekte, ndersa pas tij vijne Bajram Curri me 214 ndertime dhe Kruma me mbi 200 te tilla. Pjesen tjeter e perbejne ndertimet pa leje ne territoret e komunave. Drejtuesi i agjencise tha gjithashtu se ishin plotesuar hartat treguese per mbi 800 objekte pa leje, ndersa kane paguar tarifat e legalizimit mbi 400 pronare.
Top Channel