
Nje agjent gjerman i infiltruar zbuloi rrjetin e trafikut te droges nga Shqiperia ne Gjermani. Prokuroria e Krimeve te Renda ne vendin tone ka mbyllur hetimet per Gazmend Sulajn, i akuzuar per trafik nderkombetar te lendeve narkotike, i cili erdhi ne Shqiperi nje vit me pare, porositi lenden narkotike dhe me pas e priti ate ne Gjermani.
Lenda narkotike iu ble te pandehurit Gazmend Hasaj dhe u transportua ne Gjermani ne itinerarin: Shqiperi-Mali i Zi-Kroaci-Austri-Gjermani.
Korrieri qe çoi drogen ne Europen Qendrore ishte Edis Muja. Sipas Prokurorise se Krimeve te Renda, pergjimet telefonike dhe pamjet filmike jane dy provat e forta. Mesohet se Hasaj eshte filmuar duke ngarkuar me pakot e hashashit ruloten qe kishte sjelle agjenti gjerman ne Shqiperi.
Sasia e droges eshte lene te kaloje ne Gjermani dhe sapo ka mberritur ne destinacion eshte arrestuar Edis Muja. Ne Shqiperi i jane vene prangat dhe organizatorit te rrjetit te ketij trafiku, Gaz Hasaj.
Sipas Prokurorise se Krimeve te Renda, per te identifikuar pjesetaret e rrjetit kriminal qe merrej me trafikun e droges, eshte punuar me metodat speciale te hetimit. Madje policia gjermane kishte infiltruar nje agjent te saj, i cili hiqej si trafikant me qellim qe te blinte “mallin” dhe te kishte ne dore proven per te provuar akuzat ndaj te implikuarve.
“Agjenti i policise eshte njohur fillimisht ne Gjermani me Edis Mujen, i cili i ka premtuar se ne Shqiperi kishte heroine dhe mund ta furnizonte. Ne fillim te muajit korrik ne vitin 2008, i infiltruari i policise gjermane ka mberritur ne Shqiperi se bashku me Mujen dhe kur ka pare ngarkesen, ka konstatuar se behej fjale per hashash”, thuhet ne dosje.
Agjenti gjerman eshte rikthyer ne Shqiperi, por kete here i pajisur me nje rulote, ku te mund te ngarkonte me lehtesi pakot e kanabisit. Edis Muja dhe Gazmend Hasaj, ne kohen kur kane ngarkuar hashashin ne makine, jane filmuar nga policia. Sipas aktakuzes, mbi Hasajn rendon akuza e trafikut nderkombetar te lendeve narkotike dhe eshte cilesuar si kapo i rrjetit te trafikut nga Shqiperia drejt Gjermanise.
Top Channel