Vezhguesit vendore: 2500 raportues per zgjedhjet

09/06/2009 08:35

Koalicioni i vezhguesve mobilizon 2500 raportues qe do te monitorojne zgjedhjet ne qendrat e votimit dhe 400 prej tyre ne qendrat e numerimit te votave, ne kuader te koalicionit te vezhguesve. Perveç 400 vezhguesve te huaj, do te jene edhe 2500 vezhgues te pavarur per te monitoruar zgjedhjet e 28 qershorit.

Monitorimi i gjashte shoqatave joqeveritare qe do te veprojne te pavarura nga vezhguesit e ODIHR do te perfshije monitorimin e votimit, numerimit, punen e KQZ-se dhe ankimimet ne Kolegjin Zgjedhor.

Gjate gjithe dites se zgjedhjeve, vezhguesit e koalicionit do te jene te pranishem ne qendrat e votimit ne te 12 qarqet e vendit, si dhe ne 66 KZAZ-te, duke mbuluar 100% te zonave urbane dhe rreth 20% te zonave rurale, duke mbuluar rreth 50% te qendrave te votimit dhe 100% vendet e numerimit te votave.

Iniciativa monitoruese e koalicionit te vezhguesve vendore do te perfshije monitorimin e procesit te votimit, monitorimin e procesit te numerimit te votave, monitorimin e KQZ-se dhe te punes se komisioneve zonale te administrimit zgjedhor gjate procesit te votimit, numerimit dhe shpalljes se rezultateve dhe monitorimin e procesit te ankimimeve ne KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor.

Megjithese koalicioni publikoi iniciativen monitoruese, ai ende nuk eshte akredituar nga KQZ per kete detyre. Ky mision do te sherbeje gjate dites se votimit per te informuar opinionin publik ne kohe reale per ecurine e procesit te votimit, nepermjet nje serie konferencash per shtyp. Edhe ne keto zgjedhje, bazuar ne teknologjine e informacionit te dergimit te mesazheve permes SMS-ve, koalicioni i vezhguesve vendore 2009 do te raportoje informacione te ndryshme rreth procesit si niveli i pjesemarrjes se qytetareve ne diten e votimit ne orare te ndryshme, parregullsite dhe ecurine e procesit te votimit, parregullsite dhe ecurine e procesit te numerimit.

Koalicioni i vezhguesve vendore eshte nje bashkim vullnetar e jopolitik per vezhgimin e proceseve elektorale i organizatave jofitimprurese si: Institutit Shqiptar per Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhjeve, Shoqata per Kulture Demokratike, Gruaja per Veprim Global, qendra Kombinat per grate dhe femijet, qendra MJAFT dhe KRIIK Albania, ne bashkepunim me nje rrjet organizatash partnere lokale dhe me mbeshtetjen financiare te Komisionit per Demokraci prane Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Tirane dhe Fondacionit te Shoqerise se Hapur per Shqiperine, SOROS. Ky bashkim vullnetar organizatash ka vezhguar me sukses zgjedhjet e zhvilluara ne vitet 2003, 2005 dhe 2007.  

Top Channel