Sindikata-piloteve: Te zevendesohen sensoret e shpejtesise

09/06/2009 11:35

Nje sindikate e kompanise “Air France” u ka kerkuar piloteve te mos pranojne te drejtojne avionet Airbus A330/A340 deri sa kompania te zevendesoje sensoret e shpejtesise.

Eshte pikerisht kjo pjese e avionit qe po vezhgohet nga ekspertet pas aksidentit te javes se kaluar ne Atlantik, ku humben jeten 228 persona.

Kompania “Air France” deklaroi fundjaven e kaluar se do te zevendesoje sensoret e shpejtesise ne te gjithe avionet e udhetimeve te gjata, por nuk percaktoi asnje afat kohor per realizimin e ketyre ndryshimeve.

Sindikata “Alter” deklaroi se anetaret e saj nuk duhet te pilotojne keto avione deri sa keto ndryshime te jene kryer.
    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA