SHBA, kompjuteri “plagos” mijera perdorues

09/06/2009 19:20

Kompjuteri konsiderohet si nje nga shpikjet me te medha te shekullit te kaluar dhe poziten prej lideri po e forcon edhe me shume gjate ketij shekull,i por shume pak vete e dine se njekohesisht eshte edhe nje mjet i rrezikshem.

Ne SHBA, kompjuteri eshte shkaktar i shume incidenteve ne shtepi dhe “viktimat” me te medha jane femijet.  Brenda 13 vjetesh, 1994-2007 ne SHBA numerohen mijera te demtuar pikerisht per shkak te kompjuterit ku 93 % e rasteve jane shenuar ne shtepi.

Ne total, ndihma e shpejte ka pritur 79 mije persona si pasoje e prerjeve apo frakturave te shkaktuara nga kompjuteri. Shkaku? Lidhja e pavullnetshme me kabllo apo perplasja e kokes. Ky studim do publikohet gjate javeve te ardhshme ne revisten “American Journal of Preventive Medicine”.

Top Channel